Këmbim valutor pa licencë në Fier, 14 masa sigurie! Sekuestrohen para në pesë monedha
Një operacion i Policisë së Fierit, i koduar “Transaksioni 2”, ka përfunduar me ekzekutimin e 14 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për ushtrimin pa licencë të veprimtarive financiare. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 11 persona janë vendosur në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa për tre shtetase të tjera janë ekzekutuar masa që përfshijnë ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore. Gjatë kontrolleve në banesa dhe njësi tregtare, policia ka sekuestruar: 4,461,000 lekë, 92,390 euro, 8,215 paund, 19,022 dollarë dhe 220 franga. Në banesën e njërit prej personave nën hetim janë gjetur gjithashtu një pistoletë sportive, dy mjete prerëse...
Burimi:
ntv.al