Këlliçi :Sistemi është i kalbur në themel, zgjidhja është largimi i Ramës

Këlliçi :Sistemi është i kalbur në themel, zgjidhja është largimi i Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se sistemi duhet të jetë në gjendje të “korrigjojë veten”. Këlliçi e cilëson këtë tezë si “një tallje të rëndë me qytetarët”, duke akuzuar kryeministrin se po e paraqet korrupsionin dhe abuzimin si pjesë normale të qeverisjes. Sipas Këlliçit, një qeveri me integritet duhet të parandalojë korrupsionin përmes transparencës, auditimit dhe zbatimit të ligjit, ndërsa drejtësia duhet të ndërhyjë kur ekzekutivi dështon. Por ai u shpreh se në rastin e qeverisë Rama nuk bëhet fjalë për dështime, por për një përfshirje të vetëdijshme në “favorizime, trafik influence, abuzim dhe shpërdorim”. “Sistemi është i kalbur në themel, me qëllim, s’ka si të korrigjohet”, shkruan Këlliçi,...