Këlliçi: Dorëheqje të Ramës dhe ministrit të Mbrojtjes, SPAK të hetojë trafikun e armëve

Këlliçi: Dorëheqje të Ramës dhe ministrit të Mbrojtjes, SPAK të hetojë trafikun e armëve

Në një reagim në rrjete sociale nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit Edi Rama, pas pretendimeve për përfshirjen e qeverisë në një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Këlliçi i referohet dëshmive të publikuara në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV dhe komunikimeve që implikojnë biznesmenin izraelit Ron Yeffet dhe zyrtarë të qeverisë. Këlliçi akuzon qeverinë se përmes kompanisë shtetërore KAYO është përfshirë në një skemë ku armët prodhohen në Afrikë, paketohen në Shqipëri dhe më pas shiten në Ukrainë. Ai kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet, ndërsa ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri Rama të japin dorëheqjen. Postimi i plotë: Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK! Faktet dhe...