Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë
Në një postim në rrjete sociale, Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka cilësuar 100 ditët e protestave si një lëvizje të fuqishme kundër qeverisjes së Edi Ramës. Këlliçi shprehet se rezistenca qytetare ka dobësuar kryeministrin dhe ka forcuar qytetarët. Ai u shpreh se kërkesa për largimin e Ramës nga pushteti mbetet e palëkundur. Ai kërkon gjithashtu veprim nga SPAK ndaj kryeministrit dhe aferave të qeverisë. Këlliçi vlerëson edhe mbështetjen e diasporës për protestat. Postimi i plotë: 100 ditët që sollën ndryshim! Sot bëhen 100 ditë të një prej lëvizjeve më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe, arrogancës dhe pushtetit absolut dhe abritrar të një njeriu. Me protestën e pandalshme, të rinjtë, aktivistët, prindërit, të moshuarit dhe njerëz nga çdo komunitet e...
Burimi:
syri.net