“KAYO” ÇON TEK RAMA/ BUSHATI: PAS TREKËNDËSHIT TË PANJOHURVE FSHIHET NJË DORË E VETME
Analisti Andi Bushati ka hedhur akuza të forta lidhur me skandalin e kompanisë shtetërore të armëve “Kayo”, duke argumentuar se pas personazheve që shfaqen në këtë histori qëndron, sipas tij, një lidhje politike që të çon te kryeministri Edi Rama.Bushati e përshkroi çështjen si një “trekëndësh” ku përfshihen disa emra që, sipas tij, në pamje të parë duken të shkëputur nga njëri-tjetri, por që lidhen përmes marrëdhënieve politike dhe biznesore. Në analizën e tij, Bushati përmendi Arjeta Pucën, Ardi Veliun dhe Roni Yeffet, duke pretenduar se këta persona janë promovuar apo sistemuar në role të ndryshme nga Edi Rama dhe se lidhja mes tyre shkon më tej, deri te toka ku është zhvilluar aktiviteti i kompanisë. Sipas Bushatit, rasti i Arjeta Pucës është veçanërisht domethënës....
Burimi:
ntv.al