Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Katër të plagosur dhe një viktimë! Traileri përplaset me makinën në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti bie në kanal
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur. Banorët e zonës dhe policia po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali. Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.