Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Katër të arrestuar për falimentim të qëllimshëm të 7 fasonerive, mes tyre dy vajza
👁7886
Falimentimi i 7 kompanive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ka çuar pas hekurave 4 persona në Elbasan. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Bankrupt” u godit një skemë e mirëorganizuar për çuarjen në falimentim të qëllimshëm të 7 subjekteve fasoneri. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka ekzekutuar sakaq masat e sigurisë të dhëna nga gjykata më datë 2 qershor duke arrestuar shtetasit: A. K., 40 vjeç, administrator subjekti, i kapur nga Policia në Tiranë; G. L., 60 vjeç, shtetas italian, administrator, i ndaluar në Pikën Kufitare të Rinasit në tentativë për t’u larguar...