Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se “duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta”. “Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer...