Kategoria Superiore/Vlerësohet Enea Jorgji, arriti në 300 ndeshje të gjykuara në karrierë

Kategoria Superiore/Vlerësohet Enea Jorgji, arriti në 300 ndeshje të gjykuara në karrierë

Sfida e kësaj të premteje mes Egnatias dhe Dinamos hapi javën e 25 të Kategorisë Superiore dhe gjykimi i kësaj përballjeje iu besua Enea Jorgjit për të cilin kjo ndeshje merr një vlerë të veçantë. Kjo për faktin se përballja mes Egnatias dhe Dinamos është ndeshja e 300 ku Jorgji vendos drejtësi në fushën e gjelbër. Me këtë rast, pak minuta përpara fillimit të sfidës u organizua një ceremoni e shkurtër në nder të Enea Jorgjit të cili iu dhurua një fanelë me numrin 300 dhe mbiemrin e Jorgjit të postuar në të dhe ai që ia dorëzoi arbitrit të njohur këtë dhuratë simbolike ishtë Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati. Ndërkaq Shoqata e Arbitrave doli me një postim në rrjetet sociale teksa e...