Kategoria e Parë/ Pogradeci mund Korabin dhe mban vendin e parë, nuk gabon as Besa
Një luftë shumë e madhe është edhe ajo që po ndodh në Kategorinë e Parë. Ka shumë rivalitet sa i përket ekipeve që duan të ngjiten në Superiore, teksa Pogradeci dhe Besa nuk kanë gabuar në ditën e sotme. Dy vendet e para kanë fituar me rezultate identike, 2-0, kundër Korabit dhe Ilirsë. Nga ana tjetër edhe Kastrioti ka fituar 2-0 kundër Orikut me dopietën e Beshirajt. Tre vendet e para i takojnë Pogradecit, Besës dhe Byliti që kanë një marrsh më shumë. Ndërkohë Kastrioti, Korabi dhe Flamurtari mbyllin 6 vendet e para, që të japin luftën për Play Off-in në Superiore. Korabi 0-2 Pogradeci (Shanaj 53′, Lleshaj 63′)Besa 2-0 Iliria (Danaj 15′, Ruzgis 36′)Burreli 0-0 BesëlidhjaKastrioti 2-0 Oriku (Beshiraj 50′, 53′)
Burimi:
sportekspres.com