Kategoria e Parë: Flamurtari merr fitoren e dytë rresht, bie Besa. Rezultatet e javës së 6-të dhe situata në renditje (foto)
17 Tetor 2026 22:44 Telesport Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë së Parë. Kukësi fitoi 2-0 ndaj Besës, ndërsa Flamurtari mori një fitore të thellë 4-1 në transfertë ndaj Orikut. Iliria siguroi tri pikët përballë Burrelit, duke triumfuar me rezultatin 1-0, ndërsa Korabi dhe Bylis u ndanë në barazim pa gola. Fitore të rëndësishme mori edhe Besëlidhja, që mposhti Kastriotin me rezultatin 4-1. Ndërkohë, përballja mes Pogradecit dhe Sopotit përfundoi në barazim 2-2. Pas gjashtë javësh kampionat, Pogradeci vijon të kryesojë renditjen me 12 pikë. Në ndjekje janë Besa dhe Bylis me nga 10 pikë, ndërsa Flamurtari, Iliria dhe Kukësi kanë grumbulluar nga 9 pikë. Kampionati i Kategorisë së Parë vijon me rivalitet në krye të renditjes, ku diferencat mes skuadrave mbeten...
Burimi:
telesport.al