Kategoria e Parë/Besa, fitore mes drithërimash ndaj Luftëtarit

Kategoria e Parë/Besa, fitore mes drithërimash ndaj Luftëtarit

Besa ndëpret serinë e 3 humbjeve radhazi në Kategorinë e Parë duke marrë një fitore mes drithërimash në Gjirokastër ndaj Luftëtarit me rezultatin 3-2 një fitore që i jep mundësinë skuadrës kavajase të kthehet në zonën e playoffit. Ndeshja u duk se nuk do të kishte shumë histori teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Besës për të cilën fillimisht shënoi Chinëendu në minutën e 24, ndërkohë që në të 40 ishte Kapo që ndëshkoi sërish gjirokastritët duke e çuar rezultatin në 2-0. Por pas pushimit të ndeshjes, Luftëtari reagoi dhe në minutën e 55 Nyanguila shkurtoi diferencën në 2-1 për skuadrën gjirokastrite, ndërsa në të 74, Çereni barazoi gjithçka në 2-2. Gjërat u duk se u komplikuan për Besën që...