“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

Gjykata e Apelit në Tiranë po përballet me një stok të madh dosjesh, duke bërë që në vitin 2026 të shqyrtojë ende çështje të regjistruara që në vitin 2018. Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa e cilësoi situatën si “katastrofike”, duke theksuar se vonesat janë veçanërisht problematike për çështjet penale që nuk kanë persona në arrest. Sipas Mustafës, ndërsa çështjet me të arrestuar trajtohen me ritme shumë më të shpejta, një person që ndiqet në gjendje të lirë mund të presë deri në disa vite për t’u gjykuar në shkallën e parë dhe më pas në Apel. Ish-gjyqtari tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, se stoku i çështjeve në Gjykatën e Apelit mund të ketë arritur në rreth 60 mijë dosje.