“Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!
Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja dhe reagimi i Policisë ndaj tyre ishte minimal, për të mos thënë inekzistent. Ne ndodhemi pranë një filiali banke i cili duket që është i tillë nëpërmjet këtij bankomati të shkatërruar. Një situatë e tillë ka sjellë si rezultat ndërprerjen e shërbimeve dhe pamundësinë e përditshme të tyre për qytetarët. “Katastrofale, pse goditet ekonomia”. “Më përpara futeshe brenda shumë më shpejt, tani po presim radhë jashtë, shife si e kanë bllokuar. Bizneset duhet të mbrohen se ka nga ato që janë private. Duhet të ketë prezencë të shtuar të policëve.” Për mikrofonin e Top Channel, punonjësit e sigurimit të bankave të dëmtuara shprehen se situata ka qenë...
Burimi:
javanews.al