Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

Përmbytjet e fuqishme dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur rajonet malore të Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar një bilanc dramatik, me mbi 1,000 të vdekur dhe më shumë se 4,000 persona ende të zhdukur. Autoritetet nepaleze dhe kineze po përballen me një situatë të jashtëzakonshme, ku operacionet e kërkim-shpëtimit zhvillohen mes terrenit të izoluar dhe kushteve të rënda atmosferike, ndërsa Nepali ka nisur varrimet masive të viktimave. Mw konkretisht, autoritetet nepaleze raportuan 987 të vdekur brenda vendit, ndërsa pala kineze konfirmoi 16 viktima në Tibet. Bilanci i personave të zhdukur ka arritur në 4,462, përfshirë mbi 800 të huaj nga më shumë se 50 vende. Në Nepal, ku situata është përshkruar si “katastrofike”, autoritetet kanë nisur varrimet masive të viktimave, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit...