Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos. Sot u shqyrtua në KAS ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë kushërirës së Adriatik Lapajt. Elvis Çefa, relatori i kësaj ankese sqaroi se dorëheqja më 11 maj e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ është “nul” dhe nuk mund të merret në konsideratë. “Për rrjedhojë subjekti nuk mund të presë të miratojë një ligj që është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë...