Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk ka mundur të gjejë një qëndrim të përbashkët mes anëtarëve për të dërguar në prokurori numëruesit e votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Fierit, ku gjatë procesit të rinumërimit u konstatuan mospërputhje të theksuara votash. Për këtë arsye, KAS i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon që të nisë një hetim administrativ. Ky hetim, sipas tyre, nuk duhet të nisë vetëm për qarkun e Fierit, por edhe për qarqet e tjera ku pati rinumërim, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Në shkresën...