Kartolina e pamjeve të kaprojve nga parqet tona/ Rama publikon videon

Kartolina e pamjeve të kaprojve nga parqet tona/ Rama publikon videon

Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga paqet tona kombëtare. Në këtë video të publikuar në llogarin e tij në Facebook, kryeministri shkruan ‘me këtë kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë’. Nuk dihet se në cilin park ose parqe është kapur kjo video, por në fund ka një mesazh domethënës: ‘Informohu, eksploro, mendo, kujdesu..’ Parqet tona kombëtare janë ndër thesaret më të çmuara natyrore që kemi. Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore te shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Postimi i kryeministrit MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë🫶