KARTA E ADRIATIKUT/ Hoxha kërkesë nga Nju Jork për Kosovën: Rrit sigurinë në rajon
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kërkuar në Nju Jork që të avancojë procesi për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, mekanizëm rajonal i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe integrimit euroatlantik. Kërkesa u bë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut, të zhvilluar nën kryesimin e Kroacisë. Hoxha tha se kërkesa e Kosovës për anëtarësim ka mbetur në pritje prej një periudhe të gjatë dhe se përparimi i saj, sipas tij, do të forconte bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përballimin e sfidave të sigurisë. “Kërkesa e Kosovës për anëtarësim ka mbetur në pritje prej shumë kohësh”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se një Kartë Adriatiku më gjithëpërfshirëse do të mundësonte një bashkëpunim më...
Burimi:
ntv.al