Karrige, çadra dhe objekte provizore, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

Karrige, çadra dhe objekte provizore, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës, i shtrirë pothuajse në te gjithë qendrën e qytetit dhe zonat turistike në qytet. Karrige, çadra dhe objekte provizore janë objekt i prishjeve në këto zona, që nuk dihet nëse do jenë momentale për t’ju “bindur” direktivave, apo të përhershme. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është angazhuar këto ditë personalisht me këto aksione, duke dalë edhe vetë në terren, për të parë nga afër “pastrimin” e territorit. Kujtojmë se aksione të ngjashme në Durrës nuk kanë munguar herë pas here, por në pak kohë janë rikthyer në të njëjtën gjendje.
Burimi: Javanews.al