Karakaçi: Kontrata për linjën Tiranë-Durrës-Aeroport, hap drejt një shërbimi modern hekurudhor

Karakaçi: Kontrata për linjën Tiranë-Durrës-Aeroport, hap drejt një shërbimi modern hekurudhor

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha sot se projekti Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit është pjesë e një vizioni të gjerë për rivitalizimin dhe modernizimin e sektorit hekurudhor, dhe për ta kthyer hekurudhën shqiptare në një komponent funksional të sistemit kombëtar të transportit. Gjatë takimit konsultativ me përfaqësues të kompanive të mëdha ndërkombëtare për Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në linjën Tiranë–Durrës–Aeroporti i Rinasit, ministri Karakaçi tha se “ky projekt përfshin rehabilitimin e linjës ekzistuese, lidhjen e re me aeroportin, ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin e tyre”. “Punimet për rehabilitimin dhe stacionet tashme janë drejt përfundimit dhe komponenti i fundit i këtij projekti, elektrifikimi, parashikohet që të mbyllet brenda vitit 2027”, tha ai. Më tej Karakaçi tha se “në sektorin hekurudhor...