Karakaçi: 80 milionë euro grant nga Franca për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës
Durrësi pritet të përfitojë një investim të rëndësishëm në infrastrukturën e ujit, kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, falë një granti prej 80 milionë eurosh nga Franca, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Projekti me një vlerë totale prej 118 milionë eurosh, synon të modernizojë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe të zgjerojë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se financimi prej 80 milionë eurosh sigurohet përmes Bashkimit Europian, nëpërmjet Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, ky investim është pjesë e mbështetjes financiare që procesi i integrimit europian i ofron Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës publike. Projekti pritet të ndikojë...
Burimi:
kohajone.com