Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kaprolli ‘surprizon’ turistët në liqenin piktoresk të Komanit! Shfaqet duke notuar paralelisht me tragetin
👁5581
Një skenë e rrallë ka surprizuar turistët këtë të hënë në liqenin piktoresk të Komanit. Teksa po shijonin peizazhet magjepsëse, ata u befasuan nga prania e një kaprolli (Capreolus capreolus), i cili po notonte qetësisht në ujërat e liqenit. Kjo kafshë e rrallë, që zakonisht qëndron larg syrit të njeriut, kishte ndërmarrë një kalim të guximshëm nga një mal në tjetrin, duke përshkuar me not një distancë prej mbi 30 metrash. Pamja u bë edhe më mbresëlënëse kur kaprolli u pa duke notuar paralelisht me tragetin turistik, duke u kthyer në një moment të veçantë për vizitorët. Kaprolli është një...