“Kapiteni ynë”, presidenti i Federatës Portugeze i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas pezullimit
19 Tetor 2026 17:24 Telesport Presidenti i Federatës së Futbollit të Portugalisë (FPF), Pedro Proenca, beson se kapiteni Cristiano Ronaldo mbetet një lojtar kyç për ekipin kombëtar pavarësisht pezullimit të tij të fundit. Proenca është i bindur se sulmuesi veteran do të zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Jorge Jesus dhe do të rikthehet në Kombëtare. FPF e pezulloi përkohësisht Ronaldon pasi u largua gjatë grumbullimit të fundit me Portugalinë, megjithëse nuk është njoftuar zyrtarisht asnjë dënim përfundimtar deri tani. Pavarësisht situatës disiplinore, Proenca mbetet i bindur se Cristiano Ronaldo është kapiteni i ekipit dhe ka ende një rol të madh për të luajtur në skenën ndërkombëtare. Sipas medieve portugeze, drejtuesit e Federatës Portuguze po punojnë për te qetësuar situatën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus,...
Burimi:
telesport.al