Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin
👁8285
Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër. Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar. “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.