Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, bëri thirrje për vendosmëri të ripërtërirë politike për të përshpejtuar bashkëpunimin rajonal, për të çuar përpara Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), për të promovuar pajtushmërinë dhe për të përmbushur zotimet ekzistuese, gjatë Samitit të sotëm të Liderëve të Procesit të Berlinit në Sveti Stefan, Mali i Zi. Duke iu drejtuar liderëve të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, si dhe partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë, Kapetanović theksoi se mjedisi gjeopolitik në ndryshim dhe dinamika e re e zgjerimit të BE-së kërkojnë që rajoni të ecë më shpejt, të hapë rrugën drejt pajtushmërisë, të forcojë integrimin ekonomik dhe të kapërcejë pengesat ndaj bashkëpunimit praktik. Duke reflektuar mbi arritjet e Procesit të Berlinit, përfshirë marrëveshjet për roaming-un dhe lëvizshmërinë...
Burimi:
javanews.al