Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndryshojnë përmasat e tyre, por mund të ndryshojnë përmasat e tregut ku operojnë. Për këtë duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet politike dhe të përshpejtojnë integrimin ekonomik. Ky ishte mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes të BE-së, që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. “Në një botë që është bërë më e vështirë për ekonomitë e vogla, ne të gjashtë ende mund të zgjedhim të mos mbetemi të vegjël. Pikërisht për këtë shërben ky treg dhe RCC-ja do ta çojë këtë punë deri në fund së bashku me ju”, deklaroi Kapetanović. Kur ekonomia ecën dhe politika...