Kapet ngarkesa me 660 kg veshje të padeklaruara nga Turqia, mes tyre marka luksoze!
660 kilogramë mallra të padeklaruara, kryesisht veshje me etiketa të markave të njohura ndërkombëtare, janë zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Degën Doganore Tiranë gjatë kontrollit të një mjeti transporti të ardhur nga Turqia. Gjatë kontrollit fizik u konstatuan 660 kilogramë mallra të padeklaruara, mes tyre artikuj veshmbathjeje me etiketa të markave BOSS, Moncler, Loro Piana dhe Polo Ralph Lauren. Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet doganore sekuestruan mallrat dhe vendosën një gjobë administrative në masën gjashtëfish të detyrimit doganor të papaguar. Sipas Doganës Shqiptare, kontrollet synojnë parandalimin e kontrabandës, shmangien e detyrimeve doganore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Njoftimi i plotë “Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, si dhe të shmangies së detyrimeve doganore, strukturat...
Burimi:
javanews.al