Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kapet në Kakavijë me 25,000 euro të padeklaruara, procedohet 65-vjeçarja që udhëtonte për në Greqi
Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në doganën e Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara. Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi...