Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnjë
U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari. Kjo është vjedhja e dytë që parandalohet gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Lushnjës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori, shtetasi J. P., 43 vjeç. Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer...