Kapet me pistoletë dhe 141 gramë kanabis në makinë, arrestohet 51-vjeçarja gjermane në Kakavijë (EMRI)
kakavije KAKAVIJË- Një shtetase gjermane 51 vjeçe është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion dhe rreth 141 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Kontrollet e imtësishme në pikën kufitare të Kakavijës kanë çuar në arrestimin shtetases gjermane Alexandria Maria Schirmer e cila po drejtonte një automjet me rulot. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar në kuadër të masave për parandalimin dhe evidentimin e veprimtarive të paligjshme në kufi. Pas kontrollit në skaner dhe verifikimeve të mëtejshme në vijën e dytë, shërbimet zbuluan një pistoletë me municionin përkatës. Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu gjashtë kavanoza dhe tri qese hermetike që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike...
Burimi:
zeri.ai