Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike, pranga 37-vjeçarit në Durrës. Asgjësohen 150 bimë kanabisi
Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike në Manëz të Durrësit. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.Gj., dyshohet si autori i kultivimit të bimëve. Në kuadër të operacionit u asgjësuan 150 bimë kanabis. Njoftimi: Manëz, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjuricaj”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga një 37-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike. Asgjësohen me anë të djegies 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të...