Kapen dy hajdutë në Kavajë, njëri ishte arratisur nga komisariati i Elbasanit (Emrat)

Kapen dy hajdutë në Kavajë, njëri ishte arratisur nga komisariati i Elbasanit (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit Nazim Liçi dhe Gentian Gjyzeli të cilët akuzohen se vodhën shuma parash në një banesë dhe në një automjet në një fshat të Kavajës. Operacioni është koduar ‘Precedenti’, teksa një prej të arrestuarve, (Nazim Liçi) i skeduar për shumë vjedhje, ishte larguar nga Komisariati i Elbasanit në vitin 2024 dhe ishte në kërkim. Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve. Njoftimi i policise: Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”. Zbardhen vjedhje të kryera...