Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kapedani” në kinemanë verore, një nga kinokomeditë më të bukura shqiptare
Filmi “Kapedani” prodhim i vitit 1972, që është cilësuar dhe si një nga kinokomeditë më të bukura shqiptare u shfaq në kinemanë verore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) shfaqën një nga komeditë më të lakuara nga artdashësit, “Kapedani”. Filmi me regji të Muharrem Fejzos dhe Fehmi Hoshafit, me skenarin e shkruar nga Skënder Plasari është përfshirë më parë dhe në një proces restaurimi. Në role janë Albert Verria ( xha Sulo), Nikolin Xhoja (xha Beqo), Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabiaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit...