Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kaos në Himarë! Flakët ‘marrin’ malet, rrezikojnë zonën e Porto Palermos
Prej më shumë se 30 orësh, një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës. Pavarësisht përpjekjeve intensive nga toka dhe ajri, flakët nuk janë izoluar plotësisht dhe situata mbetet shqetësuese. Deri në mesditën e ditës së djeshme, një helikopter ka kryer ndërhyrje të herëpashershme me ujë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Megjithatë, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të vatrave. Ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur flakët larg zonave...