Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kanosja me armë e familjarëve të kandidates së PS në Dajç, policia shpall në kërkim dy persona
👁4647
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së PS në Dajç, Klotilda Ndreca. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” . Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të...