Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net