Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpalllur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kanosur më armë zjarri një 30-vjeçar, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tafaj”, ku tre vëllezërit pas një konflikti për motive të dobta në rrugë kanë kërcënuar të riun. Blutë arrestuan shtetasit Alfred Meta, 41 vjeç dhe Resmi Meta, 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim Gentian Meta 45 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta si edhe municion luftarak....