Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Kanoni- Ese për letërsinë shqipe”, libri më i ri i akademik Sabri Hamitit
Libri “Kanoni – Ese për letërsinë shqipe” është studim i poetikës historike shqipe nga e cila rrjedh e distilohet kanoni letrar si monument kulturor e identitar nacional. Libri përbëhet nga më se 30 studime për letërsinë shqipe, të konceptuara si 30 vepra me strukturë monografike për fenomene, autorë dhe vepra letrare. Libri studimor “Kanoni – Ese për letërsinë shqipe” i akademik Sabri Hamitit është i strukturuar në katër kapituj: “Dorëshkrimi”, “Idioma”, “Persona et ars” dhe “Post scriptum”. Kapitulli I. “Dorëshkrimi” depërton në analizë substanciale për fatalitetet në historinë e letërsisë shqipe, ku studiohet dorëshkrimi si krizë krijimtare, dorëshkrimi i humbur,...