Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kandidatura e Avokatit të Popullit, Leskaj: Nuk është shqyrtuar ende, skemë e liderit global
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, deklaroi sot në Kuvend se kandidatura e Avokatit të Popullit nuk është shqyrtuar dhe miratuar, duke e cilësuar këtë si pjesë të një skeme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Leskaj u drejtua me tone të forta ndaj Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke thënë se ajo duhet të mbajë përgjegjësi personale për këtë mungesë veprimi gjatë drejtimit të Kuvendit: “Ju vetë personalisht duhet të mbani përgjegjësi që sa jeni në drejtim të Kuvendit nuk shqyrtuat dhe nuk miratuat kandidaturën e Avokatit të Popullit. Kjo është skemë e juaja dhe e liderit tuaj global,...