Kandidatja e PD pretendon mandatin e Arjan Ndojës, Ulliri dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës

Kandidatja e PD pretendon mandatin e Arjan Ndojës, Ulliri dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin e deputetit Arjan Ndoja, duke argumentuar se nuk është respektuar kuota gjinore në shpërndarjen e mandateve. Në kërkesën e saj, Ulliri thekson se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. “Veprimi juaj për të shpallur të zgjedhur z. Arjan Ndoja, i cili është renditur i pari në listë me vota parapëlqyese, është në kundërshtim me ligjin dhe përbën një...
Burimi: Javanews.al