Kandidatja e PD hyn në Qendrën e Votimit në Ruzhdie të Fierit, PS denoncon rastin në KQZ

Kandidatja e PD hyn në Qendrën e Votimit në Ruzhdie të Fierit, PS denoncon rastin në KQZ

Komisionerët e PS denoncojnë në KQZ me foto dhe video hyrjen në një qendër Votimi në shkollën “Sadush Dervishi” në njësinë administrative Ruzhdie të kandidates PD, Aleanca Madhështore Samena Malena. Sipas komisionerëve të PS kandidatja voton në Kasnicë por ka hyrë në ambientet e shkollës “Sadush Dervishi” në Ruzhdie ku zhvillohet procesi i votimit. Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe fillimisht është njoftuar edhe KZAZ të cilët kanë ndjekur rastin në këtë shkollë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv