Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kandidati i PD-së në Dibër paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
👁9606
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Dibër Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet arsye, por mësohet se Çollaku pritet që të depozitojë kallëzime në SPAK për krime zgjedhore. Kujtojmë se edhe një ditë më parë, kandidati demokrat, Xhamel Gjunkshi depozitoi një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu.