Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kandidati Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Kandidati Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetësish po proteston përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I pakënaqur me rezultatin dhe rinumërimin e pjesshëm, Kalaja kërkon hapjen sërish të të gjitha kutive të Durrësit. “Përse bëheni palë me vjedhjen e votës”, “Ju mbuluat krimet zgjedhore”, -lexohet në pankartat e protestuesve para KQZ-së. Top Channel