Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, reagon Ilirjan Celibashi
👁11356
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaron se: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në qendrat e votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politikë, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.