Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Prej nëntë vitesh, 62-vjeçarja Lezina Kola, nga fshati Vukël i Malësisë së Madhe, po lufton me kancerin e gjirit. Për shkak të pamundësive financiare të familjes, për disa vite nuk i tregoi askujt për anomalinë që kishte vërejtur në gjirin e saj. Vetëm pasi e bija mësoi për gjendjen e saj, nisi vizitat dhe kimioterapitë për stadin e katërt që kishte arritur kanceri. 62-vjeçarja tregon lodhjen jo vetëm prej sëmundjes, por edhe pamundësinë e sigurimit të parave borxh për të vijuar trajtimin. Përmes projektit Scidev dhe Bashkimit Europian, i cili synon fuqizimin e zërave të nënpërfaqësuar në zonat rurale të Shkodrës, 62-vjeçarja e prekur nga kanceri kërkon mbështetje nga strukturat përgjegjëse, pasi vizitat, analizat, siç thotë ajo, nuk janë falas. Ndërsa kosto më vete është...