Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese

Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura, me fokus rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve periodike. Ministrja Spahiu theksoi se prioriteti është që kontrolli të mos mbetet një mesazh sensibilizues, por të kthehet në një mundësi reale dhe të vazhdueshme për çdo grua. Për këtë arsye, programi i depistimit të kancerit të gjirit është zgjeruar, duke përfshirë tashmë grupmoshën 45-65 vjeç, nga 50-60 vjeç që ishte më parë. Kjo do të thotë më shumë gra të përfshira në kontrolle dhe më shumë mundësi...