Kanadaja dhe BE, modelet e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i asociuar në Union
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja po shfaqin një afrim të ri politik dhe ekonomik, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka hedhur idenë që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian. Von der Leyen deklaroi se Kanadaja dhe BE-ja “e shohin botën përmes të njëjtës lente”, duke iu referuar vlerave të përbashkëta dhe angazhimit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney e cilësoi këtë afërsi si të bazuar në vlera të përbashkëta. Ideja për një anëtarësim të asociuar vjen në një periudhë kur BE-ja dhe Kanadaja po kërkojnë mënyra të reja për të forcuar bashkëpunimin, përfshirë përballimin e pasigurive ekonomike dhe tarifave tregtare të vendosura nga administrata amerikane....
Burimi:
javanews.al