Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon 8 raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC
👁9822
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm muajit prill, tetë raste të trafikimit të kanabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Kanabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të...