Kampionët e PSG katastrofë, munden nga Monaco dhe hyjnë në krizë! Vetëm 2 pikë pas 3 ndeshjeve të para
PSG vazhdon të zhgënjejë në startin e Ligue 1. Kampionët në fuqi të Europës pësojnë një tjetër goditje, duke u mposhtur në shtëpi 2-1 nga Monaco dhe pas tri javësh kanë grumbulluar vetëm dy pikë. Parisienët e Luis Enrique e nisën mirë takimin dhe dominuan pjesën e parë. Avantazhi erdhi me Marquinhos, që dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë PSG-së epërsinë. Por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Monaco reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin me golat e Nazinhos dhe Idumbos, duke i dhuruar skuadrës së Zakarias një fitore të rëndësishme në Paris. Një mbrëmje zhgënjyese për Luis Enrique, pavarësisht se trajneri spanjoll sapo ka rinovuar kontratën me PSG-në deri në vitin 2030. PSG pas kësaj nisje vërtet të dobët në Francë mbetet me vetëm dy pikë...
Burimi:
javanews.al